Lajme

Bulliqi: Mbështetja e fuqishme e qytetarëve është dëshmia më e qartë se fitorja e madhe më 12 tetor është e pashmangshme!

10/04/2025 12:46
nga:Sh R

Kryetari i komunës së Podujevës njëherësh kandidat për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet e 12 tetorit nga LVV-ja, Shpejtim Bulliqi, thotë se mbrëm mbajti një takim madhështor me pjesëmarrje masive e entuziazëm të jashtëzakonshëm të banorëve të qytetit, raporton GazetaBlic.

Bulliqi thotë se mbështetja e fuqishme e qytetarëve na dha shumë zemër dhe se është dëshmia më e qartë se fitorja e madhe më 12 tetor është e pashmangshme.

Postim i plotë:

Tubim madhështor në shkollën “Dr. Ibrahim Rugova”

Sonte, në shkollën “Dr. Ibrahim Rugova”, mbajtëm një tubim madhështor me pjesëmarrje masive e entuziazëm të jashtëzakonshëm të banorëve të qytetit.

Mbështetja e fuqishme e qytetarëve na dha shumë zemër dhe është dëshmia më e qartë se fitorja e madhe më 12 tetor është e pashmangshme!
Bashkë për Podujevën! ❤️