Lajme

Kastrati: Malisheva ka vizion, është urbanizuar dhe do të vazhdon urbanizimin e saj

10/04/2025 12:34
nga:Sh R

Ekrem Kastrati, kandidat i Nismës Socialdemokrate për kryetar të Komunës së Malishevës për mandatin e dytë, thotë se ky qytet po ndërtohet, raporton GazetaBlic.

Kastrati falenderon qytetarët për besimin që po u japin, për ta bërë Malishevën edhe më të zhvilluar dhe më të ndërtuar për të gjithë qytetarët dhe mërgimtarët.

Postimi i plotë:

Malisheva po ndërtohet!👏Faleminderit që po na besoni për ta bërë Malishevën edhe më të zhvilluar, edhe më të ndërtuar dhe më të gjallë e të dashur për qytetarët dhe mërgatën tonë.