Lajme

Shukri Buja pas takimit me qytetarë: Përtej çdo parashikimi, fitorja është e jona

10/04/2025 12:23
nga:Sh R

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, thotë se fshatrat si Magura, Qylaga, Blinaja, Leletiqi, Medveci, Vrella e Magurës dhe Mirena na mirëpritën me pjesëmarrje masive në tubimin tonë zgjedhor, raporton GazetaBlic.

Buja thekson se kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët e kësaj zone e dinë, që premtimi im është zotim.

Postimi i plotë:

Përtej çdo parashikimi, sonte Magura, Qylaga, Blinaja, Leletiqi, Medveci, Vrella e Magurës dhe Mirena na mirëpritën me pjesëmarrje masive në tubimin tonë zgjedhor.

Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët e kësaj zone e dinë: premtimi im është zotim!

Uji i pijshëm, arsimi, shëndetësia, infrastruktura, turizmi dhe bujqësia do të jenë më mirë për këto fshatra.

Fitorja është e jona!