Lajme

Statovci: Nga një Prishtinë që i është premtu gjithçka, deri tek Stadiumi t’i bëhet Liqen, ka përfundu me nevoja esenciale

10/03/2025 22:45
nga:N K

Jeta Statovci, bartëse e listës për Asamble Komunale në Prishtinë nga Guxo, ka folur rreth buxhetit që ka Komuna e Prishtinës dhe mënyrave se si është shpenzuar nga qeverisjet e kaluara, raporton Gazeta Blic.

Statovci në emisionin Reload theksoi se Komunës së Prishtinës nga investimet kapitale i janë kthy miliona euro, ose siç e potencon ajo i kanë “tepru” me miliona euro.

“Vitin e kaluar Prishtinës i kanë tepru 33 milionë euro”- tha ajo.

E gjithë kjo sipas saj ndodh edhe në komunat e tjera por më e theksuar është në Komunën e prishtinës për disa arsye.

“Mungesa e mirëfillt e planifikimit të procedurave, e dedikimit të buxhetit në projekte konkrete e gjana të cilat është e dhimbshme kur e sheh realitetin në teren, buxhete i cili kalon pa shepnzuar në një komunë ku ka mungesa esenciale .Kjo është një lloj anomalie në vete.Do të duhej të kishte një lloj tjetër të shpenzushmërisë së parasë publike në raport me obligimet e marra.”

“Ti e bën një lloj planifikimi kur i merr ato mjete se ku po don me i destinu mirëpo “mospuna” ti lenë të gjitha ato pezull”- përfundoi ajo raporton “Gazeta Blic”.