Kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni, ka mbajtur takim me gratë e këtij qyteti.
Hyseni tha se si kryetar i Podujevës zotohet se do të angazhohet fuqishëm në krijimin e mundësive të reja për gratë.
“Si kryetar i Podujevës, zotohem se do të angazhohem fuqishëm në krijimin e mundësive të reja. Zotohem se do të trajtohen barabartë dhe se do ta kenë vendin që e meritojnë!Vetëm kështu mund ta bëjmë ndryshimin e zhvillimin e Podujevës sonë” shkruan Hyseni raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Roli i gruas në shoqërinë tonë ka qenë jetik, në të gjitha fazat e ndërtimit të Republikës sonë.
Ato përveçse kanë dhënë kontribut të çmuar për familjen dhe për shoqërinë, kanë dëshmuar se kanë vizion të qartë për të sotmen e të ardhmen.
Si kryetar i Podujevës, zotohem se do të angazhohem fuqishëm në krijimin e mundësive të reja.
Zotohem se do të trajtohen barabartë dhe se do ta kenë vendin që e meritojnë!
Vetëm kështu mund ta bëjmë ndryshimin e zhvillimin e Podujevës sonë!


