Kryetari i Deçanit njëherësh kandidat i AAK-së për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet e 12 tetorit, Bashkim Ramosaj, ka takuar stafin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan.
Ramosaj u ka shprehur mirënjohen për punën e tyre të palodhshme, përkushtimin e përditshëm dhe rolin e pazëvendësueshëm që kanë në kujdesin ndaj shëndetit të qytetarëve.
“Falë angazhimit profesional të këtij ekipi, shërbimet shëndetësore janë më afër çdo familjeje, ndërsa cilësia e kujdesit po rritet çdo ditë.Shëndetësia ka qenë dhe mbetet një ndër prioritetet kryesore të mia si kryetar dhe të komunës që drejtoj” shkruan Ramosaj raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Sot pata kënaqësinë të takoj stafin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan. 👩⚕️👨⚕️
Në këtë takim shpreha mirënjohjen time për punën e tyre të palodhshme, përkushtimin e përditshëm dhe rolin e pazëvendësueshëm që kanë në kujdesin ndaj shëndetit të qytetarëve tanë.
Falë angazhimit profesional të këtij ekipi, shërbimet shëndetësore janë më afër çdo familjeje, ndërsa cilësia e kujdesit po rritet çdo ditë.
Shëndetësia ka qenë dhe mbetet një ndër prioritetet kryesore të mia si kryetar dhe të komunës që drejtoj. 🤝❤️
#FLASIMmePUNË #AAK174 ✅
Me respekt,
Bashkim Ramosaj


