Lajme

Berisha: Siguria e fëmijëve, një nga prioritet tona kryesore!

10/03/2025 17:28
nga:Y I

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka mbajtur takimet e radhës me qytetarë.

Berisha tha se më  s’do te kete nënë dhe baba që shikojnë nga ballkano se çfarë po bëhet me fëmijët, a kthehen apo jo.

“Më nuk ka me pas nënë as babë që shikon në ballkon dhe sheh qa po bëhet, apo më kthehet fëmija dhe çka po i ndodh.Programi jonë është shumë i thjeshtë,krejt bazik edhe me këmbë në tokë, ato që duam t’i realizojmë ne, janë gjëra që ne pas katër vjetësh kanë me përgatit Prishtinën, qytetitn tonë me u bë kryeqytet, atehere mundemi me fol për projekte që para katër vitesh kanë qenë fantastiko-shkencor” tha Berisha raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Më nuk ka më nënë, as babë, që të shikojë nga ballkoni se çka po ndodh, apo që të kthehet tek fëmija dhe të dijë se çfarë po i ndodh.”

Në një takim të ngrohtë me qytetarët, të organizuar nga Xhevahire Vllasaliu, Beka foli hapur dhe me ndjenja të thella.

Ai nuk premtoi asgjë që nuk mund të realizohet, por ofroi zgjidhje reale, të mundshme dhe të menjëhershme për problemet që na shqetësojnë çdo ditë, veçanërisht për sigurinë e fëmijëve, e cila mbetet një nga prioritetet kryesore të tij.

Mëso më shumë rreth planit dhe kandidaturës së Bekës në:https://www.bekeberisha.com/

#BekeBerisha #Prishtina #BekaEBon