Lajme

Abdixhiku: 12 tetori do të vijë si përgjigjja më e fortë dhe më e qartë për të gjithë ata që kanë vënë LDK-në në tabelë qitjeje në këtë fushatë

10/03/2025 13:10
nga:Sh R

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, thotë se 12 tetori do të vijë si përgjigja më e fortë dhe më e qartë për të gjithë ata mercenarë që kanë vënë LDK-në dhe kandidatët tanë në tabelë qitjeje në këtë fushatë, raporton GazetaBlic.

Abdixhiku thotë se moçalin e madh të pështymave të mbrëmjes, LDK, sikurse dhe populli i Kosovës, ka vendosur ta injorojë.

Postimi i plotë:

12 tetori do të vijë si përgjigjja më e fortë dhe më e qartë për të gjithë ata mercenarë që kanë vënë LDK-në dhe kandidatët tanë në tabelë qitjeje në këtë fushatë.

Le të shajnë. Le të ofendojnẽ.

Kaq dinë, kaq bëjnë.

Nuk kemi kohë për ta.

Moçalin e madh të pështymave të mbrëmjes, LDK, sikurse dhe populli i Kosovës, ka vendosur ta injorojë. Kemi zgjedhur një rrugë tjetër: të ecim me qytetarë, me njerëzit e ndershëm e të punës dhe përpjekjes; dhe me ta bashkë, të bëjmë fitoren e vjeshtës si nisje të shpresës.

Le të fitojmë!