Sporti

Granit Xhaka kërkon një asistim historik në ndeshjen ndaj Manchester United

10/03/2025 10:24
nga:Mergim Rreci

Sipas BBC Sport,  Granit Xhaka mund të bëhet lojtari i parë që nga Chris Waddle në vitin 1997 që asiston në katër ndeshje radhazi për Sunderland.

Xhaka e ka rizbuluar formën e tij më të mirë që nga kthimi në Angli, ish-lojtari i Arsenalit është vendosur menjëherë si kapiten dhe tashmë është në mesin e futbollistëve të nominuar për çmimin e më të mirit të muajit, transmeton GazetaBlic Sport.

Mesfushori shqiptar do të jetë titullar i padiskutueshëm në ndeshjen ndaj Manchester United, përballje kjo që zhvillohet nesër, me fillim nga ora 16:00.

Manchester United: Bayindir; Yoro, De Ligt, Shaw; Dalot, Casemiro, Fernandes, Dorgu; Mbeumo, Cunha; Sesko

Sunderland: Roefs; Hume, Mukiele, Alderete, Masuaku; Rigg, Xhaka, Sadiki; Talbi, Isidor, Le Fee

/GazetaBlic Sport/