Sporti

Erik ten Hag mund të bëjë rikthimin e bujshëm tek Ajax

10/03/2025 10:10
nga:Mergim Rreci

Erik Ten Hag mund të marrë së shpejti detyrën e trajnerit në klubin ku pati rezultatet e tij më të mira.

Kohët e fundit është folur shumë publikisht për rënien e papritur të karrierës së Ten Hag, pasi ai u shkarkua nga Manchester United dhe Bayer Leverkusen, transmeton GazetaBlic Sport.

Sipas informacioneve të fundit që vijnë nga Holanda, Ten Hag mund të kthehet te Ajax, me të cilin arriti rezultate fantastike pesë vjet më parë.

Gjigandi holandez ka luajtur dobët që nga fillimi i sezonit, alarmi në klub është ndezur dhe sipas mediave, është e mundshme që Ten Hag të kthehet në Johan ‘Cruyff Arena’.

Ten Hag është i hapur për negociata me drejtuesit e Ajax, kështu që një marrëveshje midis dy palëve është shumë e mundshme.

/GazetaBlic Sport/