Donald Trump ka shkaktuar panik në lidhje me organizimin e Kupës së Botës 2026, duke thënë se mund të ndryshojë listën e qyteteve pritëse të garës nëse siguria në ato qytete kompromentohet.
“Këto qytete drejtohen nga ekstremistë të krahut të majtë që nuk dinë çfarë po bëjnë”, tha Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
FIFA iu përgjigj Trumpit nëpërmjet Victor Montagliani-t, nënkryetar i institucionit dhe president i CONCACAF-it.
“Ky është një turne i FIFA-s, ky është juridiksioni i FIFA-s, FIFA merr këto vendime. Me gjithë respektin e duhur për udhëheqësit aktualë botërorë, futbolli është më i madh se ata dhe do të mbijetojë edhe regjimin e tyre, qeverinë e tyre dhe sloganet e tyre. Kjo është bukuria e lojës sonë: është më i madh se çdo individ dhe më i madh se çdo vend”, tha ai në një aktivitet në Londër.
/GazetaBlic Sport/


