Lajme

Ramosaj mban takim me banorët e Rastavicë dhe Lloqan- Faleminderit nga zemra për përkrahjen dhe besimin!

10/02/2025 21:22
nga:Y I

Kryetari i Deçanit njëherësh kandidat për kryetar të kësaj komune nga AAK-ja, Bashkim Ramosaj, ka mbajtur takim me banorët e lokaliteteve, Rastavicë dhe Lloqan.

Ramosaj i ka falenderuar nga zemra për përkrahjen dhe besimin që po i japin punës së tij.

“Mirënjohje e veçantë për besimin ndaj meje si kryetar dhe ndaj kandidatit për Asamble nga Lloqani, Rifat Stojkaj dhe Egzonita Selmonaj nga Rastavica.Do të jemi bashkë gjithmonë” shkruan Ramosaj raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Në kuadër të takimeve me qytetarë gjithandej komunës së Deçanit, sonte kisha kënaqësinë të takoj dhe bashkëbisedoj me banorët e dy lokaliteteve, Rastavicë dhe Lloqan.

Faleminderit nga zemra për përkrahjen tuaj dhe për besimin që po i jepni punës sonë! ❤️

Mirënjohje e veçantë për besimin ndaj meje si kryetar dhe ndaj kandidatit për Asamble nga Lloqani, Rifat Stojkaj dhe Egzonita Selmonaj nga Rastavica.

Do të jemi bashkë gjithmonë! 🤝

#FLASIMmePUNË #AAK174 ✅

Sinqerisht,

I juaji,

Bashkim Ramosaj