Ferit Idrizi, bashkë me ekipin e tij, vizitoi sot gratë ndërmarrëse në Vushtrri, duke diskutuar sfidat që ato përballin në zhvillimin e bizneseve të tyre, raporton GazetaBlic.
Ai theksoi se në mandatin e dytë do të vazhdojë mbështetja për fuqizimin e tyre përmes trajnimeve falas, kurseve të teknologjisë dhe gjuhëve, granteve të veçanta dhe programeve për vetëpunësim.
Idrizi u zotua për më shumë mundësi dhe zhvillim për çdo familje në qytet.


