Sporti

Lëndohet Veton Tusha në ndeshjen ndaj KuPS, largohet me barelë nga fusha

10/02/2025 19:15
nga:Lorik J

Futbollisti i Dritës, Veton Tusha pësoi një dëmtim në ndeshjen ndaj KuPS në Conference League.

Tusha mori një goditje në fytyrë, me ç’rast edhe e kishte të pamundur të vazhdonte lojën, shkruan GazetaBlic Sport.

Tusha u largua nga loja me barelë pas 26 minutave lojë – teksa vendin e tij e zuri Blerton Sheji.

Rezultati momental i takimit është 0-0.

/GazetaBlic Sport