Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, së bashku me Majlinden kandidaten për Kuvend Komunal vizituan sot banorët e Janjevës, Ramadan Bikliqin, vëllezërit Ançiç, etj.
Buja tha se ishin aty për të dëgjuar dhe për të përjetuar problemet që i kanë me ujin, si dhe për të prezantuar vizionin e tyre se si do ta zgjidhim këtë problem.
“Prandaj, prioriteti im i parë do të jetë zgjidhje e qëndrueshme e furnizimit me ujë të pijshëm, jo vetëm për Janjevën, por për çdo vendbanim të Lipjanit” shkruan Buja raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Pa ujë nuk ka jetë!
Sot, së bashku me Majlinden, kandidaten tonë për Kuvend Komunal, vizituam banorët e Janjevës, Ramadan Bikliqin, vëllezërit Ançiç, etj, për të dëgjuar dhe për të përjetuar problemet që i kanë me ujin, si dhe për të prezantuar vizionin tonë se si do ta zgjidhim këtë problem.
Prandaj, prioriteti im i parë do të jetë zgjidhje e qëndrueshme e furnizimit me ujë të pijshëm, jo vetëm për Janjevën, por për çdo vendbanim të Lipjanit.


