Sporti

Daniele De Rossi pritet të jetë trajner i skuadrës së njohur italiane

10/02/2025 15:29
nga:Mergim Rreci

Ish-lojtari i Romës dhe më vonë trajneri i klubit, Daniele De Rossi, ka arritur një marrëveshje për të ndërprerë plotësisht kontratën e tij me Giallorossët, një vit pasi u shkarkua nga pozicioni i tij.

Megjithatë, skuadra romake vazhdoi t’i paguante atij një pagë deri më tani, duke pasur parasysh se ai kishte një kontratë deri në vitin 2027, dhe të dy palët ende nuk kanë arritur një marrëveshje për ndërprerjen e plotë të saj.

Tani, mediat elitare italiane po pretendojnë se De Rossi do t’i japë fund të gjitha marrëdhënieve me Romën, duke i kursyer kështu klubit 4 milionë euro.

Arsyeja kryesore është se trajneri italian po përmendet si një kandidat i ri i mundshëm për të marrë stolin e Torinos.

/GazetaBlic Sport/