Ish diplomati Avni Arifi, ka thënë se siç është pritur, Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se Kuvendi nuk është konstituuar pa votimin e nënkryetarit serb.
Sipas tij, nëse nuk votohet ky nënkryetar pasi të mbahet seanca, do të futemi në terren të panjohur.
“Nëse nuk votohet nënkryetari serb, nga Lëvizja vetëvendosje që është partia fituese dhe e ka obligim që ta konstituojë Kuvendin, do të futemi në një terren të panjohur. Jemi që 1 vit pa institucione, gjithçka ka ngecur, gjithçka po shkon në drejtim të gabuar”, ka thënë ai për Gazeta Blic.
Sa i përket zgjedhjeve të reja, ai thotë se ato s’mund të mbahen pa u votuar nënkryetari serb e më pas të votohet edhe qeveria.
“S’mund të kemi zgjedhje të reja, pa e votuar nënkryetarin serb nga VV. Zgjedhje ka vetëm nëse nuk arrin asnjëra parti ta formojnë qeverinë, përndryshe s’ka bazë ligjore që ato të mbahen”, tha Arifi./Gazeta Blic/


