Lajme

Ahmeti: Ribari i Madh dhe Zllakuqani, dëshmi se kemi punuar në çdo fshat!

10/01/2025 21:33
nga:Y I

Kryetari i Lipjanit njëherësh kandidat për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet e 12 tetorit nga LDK-ja, Imri Ahmeti, ka zhvilluar sonte takim me qytetarë në Ribar të Madh dhe Zllakuqan ku ka prezantuar programin.

Ahmeti tha se përkushtimi i tyre dhe mbështetja masive i japin forcë për fitoren e madhe.

“Ribari i Madh dhe Zllakuqani, dëshmi se kemi punuar në çdo fshatRibari i Madh është dëshmi konkrete e punës sonë. Projektet si ndërtimi i shkollës së re, ndërtimi i sallës sportive, zgjerimi i rrugës “Vehbi Kozhani” deri në Zllakuqan, riasfaltimi i rrugës kryesore deri në Poturovc, si dhe shumë projekte të tjera infrastrukturore, janë tregues të qartë të angazhimit tonë për zhvillim” shkruan Ahmeti raporton “Gazeta Blic”.

“Ribari i Madh dhe Zllakuqani konfirmuan edhe një herë se qëndrojnë të bashkuar me objektivat dhe vizionin tonë për të vazhduar përpara” shkruan Ahmeti.

Postimi i plotë:

Ribari i Madh dhe Zllakuqani, dëshmi se kemi punuar në çdo fshat

Ribari i Madh është dëshmi konkrete e punës sonë. Projektet si ndërtimi i shkollës së re, ndërtimi i sallës sportive, zgjerimi i rrugës “Vehbi Kozhani” deri në Zllakuqan, riasfaltimi i rrugës kryesore deri në Poturovc, si dhe shumë projekte të tjera infrastrukturore, janë tregues të qartë të angazhimit tonë për zhvillim.

Programin tonë, që në qendër ka qytetarin dhe vazhdimësinë e punëve të mira, e prezantuam sonte në mesin e qytetarëve të Ribarit të Madh dhe të Zllakuqanit.

Përkushtimi i tyre dhe mbështetja masive na japin forcë për fitoren e madhe që na pret.

Ribari i Madh dhe Zllakuqani konfirmuan edhe një herë se qëndrojnë të bashkuar me objektivat dhe vizionin tonë për të vazhduar përpara.
113