Kandidati për kryetar të Vitisë, Sokol Haliti, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Radivojc, ku së bashku me kandidatin për asamblist, Ramadan Pajaziti, prezantuan programin qeverisës për katër vitet e ardhshme, raporton GazetaBlic.
“Përkrahje e pashoqe në Radivojc! Sonte, së bashku me kandidatin tonë Ramadan Pajaziti, shpalosëm programin tonë për katër vitet e ardhshme të qeverisjes,” shkroi Haliti.
Ai falënderoi qytetarët për besimin dhe entuziazmin, duke theksuar se “së bashku do të ecim përpara!”


