Lajme

Ardian Gjini prezanton programin zgjedhor në Bec, Kralan dhe Dardani: Mirënjohja më e madhe mbetet puna jonë

10/01/2025 21:15
nga:Genita C

Kryetari aktual i Gjakovës, Ardian Gjini, ka vazhduar prezantimin e programit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në bashkësitë lokale Bec, Kralan dhe Dardani, raporton GazetaBlic.

“Ashtu siç po veprojmë gjithandej, sonte ndava programin tonë në Bashkësitë Lokale në Bec, Kralan e Dardani,” ka shkruar Gjini.

Ai theksoi se Aleanca gjithmonë garon me një program të qartë dhe të realizueshëm: “Në çdo palë zgjedhje, Aleanca garon me një program të cilin secili qytetar ka mundësi ta lexoj e më pastaj ta shoh të realizuar.”

Gjini përmbylli mesazhin duke theksuar se suksesi matet me punë konkrete: “Rezultati më i mirë dhe mirënjohja më e madhe mbeten puna jonë.”