Lajme

Pantina: SHBA-të e kanë bërë të qartë se nuk e shohin Kurtin si partner

10/01/2025 18:57
nga:N K

Shqipe Pantina nga LDK, ka komentuar rolin e vizitatave  të fundit të Kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe Presidentes Osmani në SHBA.

Pantina për GazetaBlic se veprimet e Kurti kanë quar në ndërprerjen e dialogut strategjik, vendime të cilat janë mbështetur nga Osmani qoftë në heshtje apo hapur, teksa shtoi se nuk do të ketë rifillim të dialogut në qfotë se nuk ndryshon Qeveria në Kosovë.

“Me sa kemi parë deri tani, Kurti nuk është pritur nga asnjë zyrtar shtetëror në SHBA (përjashto disa kongresistë). Prandaj, nuk besoj se do të ketë rifillim të dialogut strategjik pa ndryshuar qeveria në Kosovë.SHBA-të e kanë bërë të qartë se nuk e shohin Kurtin si partner”- theksoi ajo.

Tutje Pantina, pohon se  Osmani ka mbështetur veprimet e Kurtit dhe se as nga ajo nuk sheh ndonjë hap pozitiv në këtë dialog.

“Nga ana tjetër, as Presidentja Osmani – qoftë në heshtje apo hapur – i ka mbrojtur qëndrimet dhe veprimet e Kurtit, të cilat kanë çuar në ndërprerjen e dialogut strategjik. Për këtë arsye, nuk shoh se as ajo mund të luajë rol në rikthimin e dialogut”- theksoi ajo.

“Kosovës i duhen institucione të reja dhe një formë qeverisjeje krejt ndryshe nga ajo që kemi parë gjatë këtyre katër viteve të fundit”- përfundoi Pantina për GazetaBlic.

Mustafa: Vjosa Osmani, i sakrifikon interesat strategjike të vendit duke shpresuar që Kurti ia mundëson edhe një mandat