Lajme

Bekë Berisha nga Kolovica: Po e kuptojmë më mirë realitetin e Prishtinës, përkrahje maksimale për lagjen

10/01/2025 17:18
nga:Genita C

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha ka vazhduar vizitat në lagjet e Prishtinës, këtë herë në Kolovicë, ku u prit ngrohtësisht në një takim të organizuar nga Ilmi Canolli, raporton GazetaBlic.

Berisha tha se këto vizita po japin një pasqyrë më të qartë të realitetit politik e qytetar në kryeqytet.

Ai premtoi përkrahje maksimale për banorët e lagjes, duke theksuar rëndësinë e dëgjimit të drejtpërdrejtë të shqetësimeve të qytetarëve.