Lajme

Berisha viziton Shoqatën e të Verbërve, flet për sigurimin e syzeve të mençura për ta

10/01/2025 16:03
nga:Genita C

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinë, Bekë Berisha zhvilloi sot një vizitë në Shoqatën e të Verbërve, organizuar nga Anton Prekaj, ku u prit nga kryetari Daut Tishuki, raporton GazetaBlic.

Gjatë takimit u diskutua për përmirësimin e kushteve të shoqatës, përfshirë renovimin e objektit, rritjen e të hyrave, mundësitë për punësim dhe zbatimin e Ligjit për të Verbërit.

Temë e veçantë ishte edhe sigurimi i syzeve të mençura dhe përfshirja në aktivitete sportive si shah, judo dhe goalball. Në fund, Berisha u falënderua me një dhuratë simbolike nga Geart Kuqi.