Kandidati i AAK-së për kryetar të Pejës, Ali Berisha, ka folur në lidhje me një problematikë të ndjeshme në këtë komunë, mungesën e ujit.
Berisha tha se në qeverisjen e tyre për asnjë moment, banorët e Pejës nuk guxojnë të kenë mungesë të ujit!
“Unë e di që uji në komunën e Pejës është një absurd në veti, është mungesë në krejt jo vetëm në fshatra, ka mungesë edhe në qytet. Jo vetëm që nuk po menaxhohet mirë por edhe nuk janë duke investuar në mirëmbajte por edhe në krijim të kapaciteteve grumbulluese. Në krejt botën krijohen kapacitete grumbulluese të ujrave në momentet kur ka shumë dhe mandej me u shfrytëzu kur ka më pak.Mungesa e ujësjellsave në shumë lokalitete që s’ka ujë taman dhe besoj nën qeverisjen tonë ka me pas kapacitete grumbulluese ku ka me u grumbullu uji dhe ka me u shfrytëzu ashtu siç duhet dhe për asnjë moment banorët nuk guxojnë me pas mungesë të ujit.” tha Berisha raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:


