Lajme

Ferit Idrizi viziton kompaninë ‘Loni Dekor’- Kompania e parë që na ka hapur derën për fillimin e projektit të mësimit dual

10/01/2025 15:20
nga:Y I

Kryetari i Vushtrrisë njëherësh kandidat për kryetar të kësaj komune nga PDK-ja, Ferit Idrizi, ka vizituar kompaninë ‘Loni Dekor’ ku u prit nga pronarët Faton dhe Fidan Hyseni, si dhe nga i gjithë stafi i kompanisë.

Idrizi tha se ishte një super pritje dhe një shembull i respektit e bashkëpunimit që kemi ndërtuar.

Ai tha se kjo kompani është e para që i ka mirërpitur për të filluar projektin e mësimit dual.

“Veçanërisht më gëzon fakti që Komuna e Vushtrrisë dhe Loni Dekor janë bashkë në projektin për aftësimin profesional të nxënësve, duke u dhënë të rinjve tanë mundësi reale për të fituar përvojë dhe për të ndërtuar të ardhmen e tyre.Ky partneritet tregon se kur bashkojmë forcat, përfitojnë të gjithë, biznesi, komuna dhe mbi të gjitha gjeneratat e reja” shkruan Idrizi raporton “Gazeta Blic”.

KLIKO VIDEON: