Bekë Berisha, kandidat i AAK-së për kryetar të Prishtinës, ka bërë thirrje ndaj qytetarëve që të votojnë më 12 tetor, raporton Gazeta Blic.
Ai ka thënë se nëse nuk e përdorin votën, po ia dorëzojnë dikujt tjetër të drejtën për të vendosur për ta.
“Ndryshimin e sjell ti! VOTO dhe merr në duar të ardhmen tënde”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Prishtina nuk ndryshon vetë. Prishtina ndryshon prej teje!
Nëse nuk e përdor votën, po ia dorëzon dikujt tjetër të vendosë për jetën tënde.
Ndryshimin e sjell ti! VOTO dhe merr në duar të ardhmen tënde.
Mëso më shumë rreth planit dhe kandidaturës së Bekës në: https://www.bekeberisha.com/
#BekeBerisha #Prishtina #BekaEBon


