Lajme

Bulliqi: Podujeva çdo ditë e më shumë po transformohet, po ndryshon dhe po bëhen projekte të rëndësishme për interesin e qytetarëve

10/01/2025 13:46
nga:Sh R

Kryetari i Podujevës, njëherësh kandidat për kryetar në zgjedhjet e 12 tetorit nga LVV-ja, Shpejtim Bulliqi, ka ndarë pamje nga tubimi me qytetarë në Fshatin Bajqinë, raporton GazetaBlic.

Bulliqi thotë se Podujeva, Llapi dhe Gollaku, çdo ditë e më shumë po transformohet, po ndryshon dhe po bëhen projekte të rëndësishme për interesin e përgjithshëm të qytetarëve.

“Podujeva, Llapi dhe Gollaku përditë më shumë po transformohet, po ndryshon dhe po lindin e po bëhen projekte të rëndësishme për interesin e përgjithshëm të qytetarëve tanë”, ka thënë ai.

Postimi i plotë:

Nga tubimi në Bajçinë, bashkë me deputeten Shqipe Mehmeti-Selimi, deputetët tjerë nga Podujeva dhe kandidatët tanë për asamble.

Faleminderit gjithë banorëve për pritjen, dhe mikes time Shqipes për fjalët e mira dhe përkrahjen e vazhdueshme.

Vazhdojmë BASHKË për Podujevën!