Sporti

Mourinho zbuloi se mori një mesazh urimi nga presidenti i Real Madridit, Florentino Perez

10/01/2025 12:14
nga:Mergim Rreci

Jose Mourinho u largua nga Real Madridi në vitin 2013, pas tre sezonesh me Merengues, por ai nuk u harrua në klubin e kryeqytetit spanjoll, veçanërisht nga presidenti i Los Blancos .

Trajneri i Benficas zbuloi se Florentino Perez ishte një nga të parët që e kontaktoi për ta përgëzuar që mori detyrën si trajner i ‘Shqiponjave’, pasi u shkarkua nga Fenerbahce, transmeton GazetaBlic Sport.

“Isha në shtëpi i qetë, pa menduar nëse do të ishte Portugalia apo Benfica. Nuk kishte të bënte me kthimin për familjen, sepse familja ime është në Londër. Pranova të shkoja te Benfica sepse ishte Benfica. Florentino Perez më dërgoi një mesazh duke thënë: ‘Jam shumë i lumtur sepse je kthyer në një klub të nivelit tënd'”, tha ai.

/GazetaBlic Sport/