Analisti politik Argjend Softolli ka thënë se vendimi i fundit i Kushtetueses tregon se vendi mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, ai ka deklaruar se duhet të zgjidhen nënkryetarët e pakicave për t’u konsideruar një Kuvend i konstiuuar.
“Atë çfarë e kemi thënë për disa javë se Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar dhe nuk njihet si i konstituuar derisa të zgjidhen edhe nënkryetarët nga pakicat, atë e tha edhe Gjykata Kushtetuese se nuk kemi Kuvend të konstituuar”.
“Sa i përket verdiktit final meqenqëse ende nuk është bërë publik, mendoj se Kushtetuesja në situatën në të cilën po na drejton është situate drejt zgjedhjeve. Ne si shoqëri edhe si shtet pas zgjedhjeve lokale do të kemi edhe zgjedhje qendrore kjo është e pashmangshme siç duket”, ka thënë Softolli.


