Lajme

Petrit Hajdari: Sankoci dhe Fushtica e Epërme treguan energjinë e ndryshimit në Drenas

09/30/2025 22:58
nga:Genita C

Kandidati i PDK-së për Drenas, Petrit Hajdari, ka zhvilluar takime me banorët e Sankocit dhe Fushicës së Epërme, ku është pritur me entuziazëm dhe përkrahje të madhe, raporton GazetaBlic.

Ai tha se këto fshatra treguan energjinë e ndryshimit dhe se qytetarët kërkojnë zhvillim, dinjitet dhe qeverisje me duar të pastra.

“Nuk ka më kthim prapa,” u shpreh Hajdari, duke theksuar se fitorja po vjen.