Lajme

Graboci i Epërm konfirmoi mbështetjen për programin qeverisës 2025–2029 të LDK-së në Obiliq

09/30/2025 21:08
nga:Y I

Në Graboc të Epërm u mbajt tubimi elektoral i LDK-së në Obiliq.

Kryetari i LDK-së dhe kandidati për Kryetar të Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, paraqiti para qytetarëve programin qeverisës 2025–2029, një plan të qartë, gjithëpërfshirës dhe të bazuar në zhvillim të qëndrueshëm.

Në fjalën e tij, z. Gashi theksoi se ky program mbështetet në tri shtylla kryesore:

Qeverisje lokale transparente dhe llogaridhënëse;

Qeverisje për të gjithë qytetarët pa dallim;

Zhvillim të qëndrueshëm ekonomik lokal.

Gjithashtu, ai prezantoi dhjetë prioritetet kryesore të qeverisjes së ardhshme: zhvillimi ekonomik, mjedisi dhe ambienti, arsimi, shëndetësia, infrastruktura, rinia, kultura dhe sporti, përkrahja për bujqësinë, zhvillimi urban dhe krijimi i një administrate profesionale dhe digjitale.

Në përmbyllje të fjalimit, z. Gashi falënderoi qytetarët e Grabocit të Epërm për përkrahjen e sinqertë dhe të vazhdueshme, duke theksuar:

“Faleminderit nga zemra, Graboc i Epërm, për besimin dhe përkrahjen tuaj. Ky është një motivim shtesë që së bashku të vazhdojmë rrugën tonë drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe mirëqenies për të gjithë qytetarët e Obiliqit. Së bashku vazhdojmë më tutje!”