Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka falënderuar banorët e fshatit Prilep për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kandidatit Fekri Qufaj për Kuvendin Komunal, raporton GazetaBlic.
Ai e cilësoi Prilepin si vatër të rezistencës kombëtare dhe theksoi se besimi i treguar është nxitje për të vazhduar punën me përkushtim, nën moton “Flasim me punë”.


