Kandidati i AAK-së për kryetar të Pejës, Ali Berisha, ka mbajtur takim me banorë të Loxhës.
Berisha tha se entuziazmi dhe pritja në Loxhë ua vërtetoi atë që po e thonë tash e sa kohë, Rikthimi për Pejën po vjen.
“Loxha është sononim i sakrificës, qëndresës, i luftës së madhe për liri. Sa herë përmendet Loxha, jo në Pejë, po në Kosovë dhe më gjerë, gjithmonë mendohet një betejë ndër më të mëdhatë që ka aptur UCK-ja e që është beteja e Loxhës.Gjithmonë nder i madh, respekt i përjetshëm për ata që aknë luftu në këtë betejë për dëshmorët që kanë ra dhe të gjithë ata veteranë që janë gjallë edhe që kanë marrë plagë në ato beteja të mëdha që janë zhvillu për mbrojtje të Pejë e krejt Dukagjinit por me një sakrificë të madhe gjithmonë për liri të këtij vendi. Gjithmonë për Loxhën” tha Berisha raporton “Gazeta Blic”
Video e plotë:


