Lajme

Eugen Cakolli: Gjykata nuk i dha veto komuniteteve, standardi kushtetues është i njëjtë për të gjithë

09/30/2025 19:39
nga:Genita C

Eugen Cakolli ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se nuk u dha asnjë “veto” shtesë komuniteteve, por u rikonfirmua një standard kushtetues i njohur: Kuvendi nuk konsiderohet i konstituuar pa zgjedhjen e kryetarit dhe të gjithë nënkryetarëve, raporton GazetaBlic.

Ai shtoi se e drejta për të propozuar nuk mund të përdoret si mjet bllokimi, dhe se përgjegjësia për zhbllokimin e situatës bie mbi të gjitha palët, përfshirë edhe deputetët serbë.

Sipas Cakollit, kriza aktuale është sajesë politike nga ata që, sipas tij, i dhanë vetë Listës Serbe mundësinë për këtë rezultat në Gjykatë.