Fehmi Kupina, së bashku me kandidatët për Kuvend Komunal, Dukagjin Rudari, Kreshnik Sopi dhe Faton Pacolli, ka vizituar Klubin e Volejbollit Prishtina për të parë nga afër kushtet e klubit, raporton GazetaBlic.
Ai u shpreh i motivuar nga angazhimi i të rinjve dhe prezantoi planin për mbështetjen e sportit në Kryeqytet, që përfshin më shumë subvencione, përmirësim të kushteve dhe shfrytëzim të hapësirave komunale nga klubet sportive.
Postimi i plotë:
Vizituam Klubin e Vojebollit Prishtina për të parë nga afër kushtet e këtij klubi prishtinas. Ishte tejet motivuese të shohim angazhim të zellshëm të shumë të rinjve që mbronin ngjyrat e KV Prishtina.
Me kandidatët për Kuvend Komunal, Dukagjin Rudari, Kreshnik Sopi e Faton Pacolli, ju prezantuam idetë dhe planin tonë për mbështetje të sportit të Kryeqytetit, përfshirë vollejbollin: më shumë subvencione, kushte më të mira dhe dhënie në shfrytëzim të hapësirave që janë në pronësi të Kryeqytetit.
#lidhjaeprishtines #prishtina #LP115


