Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha ka theksuar rëndësinë e sigurisë si element kyç për rritjen e shëndetshme të fëmijëve dhe zhvillimin shoqëror.
Ai u është drejtuar prindërve që shprehin shqetësime për sigurinë në shkolla dhe hapësira publike, duke i siguruar se është aleati i tyre në çdo hap, me synimin që fëmijët të rriten të lirë, por të sigurt.
Postimi i plotë:
Koncepti i sigurisë, nevoja për t’u ndjerë i sigurt!
Kjo është themel për zhvillimin e fëmijëve dhe esenciale për zhvillimin tonë shoqëror.
Prindërit jo rrallë po kanë shqetësimet e tyre për sigurinë në shkolla dhe në hapësirat publike. Për këtë arsye, Beka ka një mesazh për të gjithë: ai është aleati juaj në çdo hap, duke garantuar se fëmijët do të rriten të lirë, por të sigurt.
Mëso më shumë rreth planit dhe kandidaturës së Bekës në: https://www.bekeberisha.com


