Kryetari i Podujevës, njëherësh kandidat për kryetar në zgjedhjet e 12 tetorit nga LVV-ja, Shpejtim Bulliqi, ka mbajtur takim me banorët në Llapashticë të Epërme.
Bulliqi tha se morën mbështetje të jashtëzakonshme nga banorët dhe premtoi se do të vazhdojnë me punë edhe më të mëdha në mandatin e ri.
“Në Llapashticë të Epërme morëm mbështetje të jashtëzakonshme nga banorët.Nga aty falënderova deputetët e Podujevës që kanë qenë zëri ynë në Kuvend, e gjithashtu edhe Kryeministrin Albin Kurti bashkë me ministrat, që asnjëherë se kanë harruar Llapin tonë.Do të vazhdojmë me punë të mëdha edhe më fuqishëm në mandatin e ri.Bashkë për Podujevën” shkruan Bulliqi raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:


