Lajme

Statovci: Bekim Halimi kishte lënë Londrën për të marrë pjesë në luftën e UÇK-së për liri, tash po e lë edhe një herë për të ndryshuar Prishtinën

09/30/2025 14:38
nga:Sh R

Jeta Statovci, bartëse e listës për Asamble Komunale në Prishtinë nga Guxo, së bashku me kandidatin për kryetar të Prishtinës Hajrulla Çekun, kanë marrë pjesë në tubimin e organizuar nga kandidati për asambleist Bekim Halimi, raporton GazetaBlic.

Statovci tha se Bekim Halimi kishte lënë Londrën për të marrë mjesë në luftën e UÇK-së për liri, ku thotë se tani po e lë Londrën edhe një herë por tani për të ndryshuar Prishtinën.

Postimi i plotë:

Kënaqësi që bashkë me kandidatin për Kryetar të Prishtinës Hajrulla Çekun, në kuadër të bashkëpunimit GUXO-LVV, morrëm pjesë në tubimin e organizuar nga kandidati për asambleist Bekim Halimi 14 ✅.

Bekim Halimi kishte lënë Londrën për të marrë pjesë në luftën e UÇK-së për liri, tash po e lë Londrën edhe një herë; këtë radhë për të ndryshuar Prishtinën.
Bashkë guxojmë për Prishtinën tonë me 12 tetor!

Hajrulla Çeku

Jeta Statovci

GUXO 118

Bekim Halimi 14