Kandidati nga Nisma Socialdemokrate, për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati, ka rikujtuar mjekun dëshmorë, Shpëtim Robaj, në 27-vjetorin e rënies së tij, raporton GazetaBlic.
Kastrati thotë se emri dhe vepra e tij do të jetojnë përjetë në zemrat e popullit tonë.
Postimi i plotë:
Mjeku Hero!🇦🇱
Sot nderuam kujtimin e mjekut dëshmor, Dr. Shpëtim Robaj, në 27-vjetorin e rënies së tij.
Ai që shëronte jetë dha jetën për lirinë e vendit dhe sot QKMF-ja në Malishevë me krenari mban emrin e tij. Emri dhe vepra e tij do të jetojnë përjetë në zemrat e popullit tonë.
Lavdi dëshmorit Dr. Shpëtim Robaj dhe gjithë dëshmorëve të kombit.


