Lajme

Lajm i mirë: Shtitarica bëhet me çerdhe, Ferit Idrizi përuron çerdhen e dytë brenda mandatit

09/30/2025 12:30
nga:Sh R
Kryetari i komunës së Vushtrris, Ferit Idrizi ka njoftuar për hajen e çerdhës së re në fshatin Shitaricë, kjo ësshtë çerdhja e dytë gjatë këtij mandati  dhe hera e parë që po hapen çerdhe në fshatra.
Idrizi falënderoi drejtoreshën e OJQ-së CIPOF, Mevlude Murtezi, dhe Hanemshahe Latifi, kontributi i të cilave ka qenë shumë i rëndësishëm që kjo çerdhe të bëhet realitet.

“Vogëlushët e Shtitaricës tani kanë një shtëpi të re për të luajtur dhe mësuar🏡✨

Shumë i lumtur që në Shtitaricë kemi hapur dyert e çerdhes së re, e dyta që hapet gjatë këtij mandati dhe hera e parë që po hapen çerdhe në fshatra. Një hapësirë moderne ku çdo vogëlush do të ndjehet i sigurt, i lumtur dhe i mbështetur në çdo hap të zhvillimit dhe edukimit të tij.📚
Një falënderim i veçantë për drejtoreshën e OJQ-së CIPOF, znj. Mevlude Murtezi, dhe znj. Hanemshahe Latifi, kontributi i të cilave ka qenë shumë i rëndësishëm që kjo çerdhe të bëhet realitet.🤝
E gëzofshin fëmijët e Shtitaricës!”, është shprehur Ferit Idrizi.