Kandidati i AAK-së për kryetar të Pejës, Ali Berisha, thotë se shumëkush pyet se a ka buxhet për projektet që do të bëhen në të mirë të Pejës, por sipas tij buxheti gjindet gjithmonë, raporton GazetaBlic.
Berisha tregon se do të ndërtojnë kapacitete të grumbullimit të ujrave dhe kanalizime me impiante të ujërave të zeza.
“Kemi me ndërtu kapacitete të grumbullimit të ujrave, në mënyrë që mos me pas telashe me ujësjellës, kemi me ndërtu kanalizime e me impiante të ujrave të zeza e jo me u hudhë në prrocka e lumenj”, tha ai.
Tutje ai thekson se duhet të bëhet një bashkëpunim më secilin për të mirën e qytetarëve.
Postimi i plotë:
Dikush gjithmonë thotë ‘a ka buxhet’ për projektet në të mirën e Pejës. Besoni, buxheti gjindet gjithmonë, kur ka kush me nga mas tyne. Nuk duhet me konë përjashtues, nuk duhet me thonë ‘jo ky ma ka inati, jo ai ma ka inati’ – me secilin duhet me bashkëpunu, për të mirën e qytetarëve të tu.


