Sporti

Skender Gega: “Nuk jam kontaktuar nga klubi i Gjilanit”

09/29/2025 22:18
nga:Lorik J

Gjilani është pa trajner, pasi ditën e sotme u shkarkua nga kjo detyrë Ardian Nuhiu. Ndërkohë që tek klubi i Superligës së Kosovës kanë nisur punën për të gjetur pasuesin e teknikut 46-vjeçar.

Një nga emrat që doli në “skenë” ishte ai i Skënder Gegës. Por i kontaktuar nga “Newsport.al”, ish-trajneri i Partizanit e ka mohuar që nga klubi në fjalë t’i jetë komunikuar diçka e tillë.

“Nuk jam kontaktuar nga klubi i Gjilanit, për herë të parë po e dëgjoj diçka të tillë”, tha Gega.

61-vjeçari është pa ekip që prej largimit të tij nga Partizani. Nuk dihet ende se kur Gega do të vendosë që të rikthehet në pankinë, për të ushtruar profesionin e tij.