Lajme

Kurti takon kongresistin McGovern në Washington, ZKM jep detaje

09/29/2025 21:58
nga:Genita C

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është takuar sot në Capitol Hill, Washington D.C., me kongresistin amerikan James McGovern, së bashku me zëvendësministren Liza Gashi dhe ambasadorin Ilir Dugolli.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe avancimin e bashkëpunimit dypalësh. Kurti e njoftoi McGovern për vendimet e fundit të Qeverisë, përfshirë pranimin e përkohshëm të shtetasve nga vende të treta dhe heqjen e tarifave ndaj produkteve amerikane.

Të dy palët u dakorduan të forcojnë bashkëpunimin ekonomik dhe të nxisin investimet në Kosovë.