Kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni, ka vlerësuar si të jashtëzakonshme mbështetjen e banorëve të Lluzhanit gjatë një tubimi elektoral, duke e cilësuar mbrëmjen si një moment të fortë vendosmërie për ndryshim, raporton GazetaBlic.
Ai falënderoi qytetarët për besimin dhe përkrahjen, duke theksuar se kjo energji është tregues i qartë i fitores së përbashkët më 12 tetor.


