Lajme

Ramosaj: Sportistët tanë janë ambasadorë të vlerave, do të krijojmë kushte edhe më të mira

09/29/2025 21:04
nga:Genita C

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, është takuar mbrëmë me sportistë, trajnerë, profesorë dhe veteranë të sportit nga komuna, duke vlerësuar kontributin e tyre ndër vite, raporton GazetaBlic.

Ai tha se sportistët janë ambasadorë të vlerave më të mira të Deçanit dhe u zotua për përmirësim të kushteve për të rinjtë dhe zhvillimin e klubeve sportive.

Ramosaj shprehu mirënjohje për të gjithë ata që e mbajnë gjallë shpirtin sportiv në komunë.

Postimi i plotë:

Sonte pata kënaqësinë të jem bashkë me sportistët e Deçanit nga disiplinat e ndryshme, me trajner, me profesorë të nderuar që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në sportin tonë, me veteranët e respektuar të sportit deçanas, si dhe me shumë dashamirë që e mbajnë gjallë këtë rrugëtim të madh.

Me mirënjohje të thellë për kontributin e secilit prej jush ndër vite, mbesim të vendosur të krijojmë kushte edhe më të mira për të rinjtë tanë sportistë dhe për zhvillimin e klubeve tona.

Pa dyshim që sportistët tanë janë ambasadorët më të mirë të vlerave tona dhe dëshmi se me punë e përkushtim, çdo synim është i arritshëm.

Faleminderit që na bëni krenarë çdo ditë! 💙

#FLASIMmePUNË #AAK174 ✅
Me respekt,
Bashkim Ramosaj