Mesfushori i Barcelonës, Pedri kompletoi 647 nga 701 pasimet e tij, me një saktësi prej 93%. Askush nuk ka bërë më shumë pasime në të tretën e fundit sesa spanjolli.
Barcelona arriti në krye të tabelës së LaLigas këtë fundjavë, me fitoren ndaj Real Sociedadit, dhe një nga figurat e mëdha të këtij fillimi të sezonit ka qenë Pedri, mjeshtri i mesfushës Blaugrana.
Sipas platformës Squawka, askush nuk ka kompletuar aq shumë pasime në 5 ligat kryesore të Evropës sa spanjolli.
Ai tashmë ka tentuar 701 pasime, nga të cilat 647 i ka përfunduar, duke i dhënë një efikasitet prej… 93%.
/GazetaBlic Sport


