Theo Hernandez vazhdon të frymëzojë Al Hilal të Simone Inzaghit.
Mbrojtësi francez shënoi përsëri në fitoren 3-2 ndaj Nasafit, një ndeshje në javën e dytë të Grupit B të Ligës së Kampionëve të Azisë. Goli ishte një kryevepër e vërtetë: Hernandez vrapoi përgjatë gjithë fushës i vetëm me topin në këmbë, duke dribluar pesë mbrojtës – përpara se të përfundonte me një gjuajtje të këndshme me të majtën, shkruan GazetaBlic Sport.
Golat e tjerë u shënuan nga Milinkovic-Savic dhe Marcos Leonardo.
Theo Hernández decides to do it all on his own! 👏
#ACLElite | #NASvHIL pic.twitter.com/FeF5jOAxu3— #ACLElite | #ACLTwo (@TheAFCCL) September 29, 2025


