Bujqit dhe fermerët e Drenasit janë shtylla kurrizore e ekonomisë së qytetit dhe familjeve tona.
Në takim me këtë kategori vitale të shoqërisë, kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Petrit Hajdari, ka prezantuar programin e tij për bujqësinë, duke theksuar se kjo fushë do të marrë vëmendjen dhe mbështetjen e plotë.
“Fatkeqësisht bujqësia është lënë pas dore. Ne nuk premtojmë fjalë, por zgjidhje konkrete. Taksa për biznese do të zbritet për 50%, me mundësi të hiqet plotësisht gjatë mandatit. Po ashtu, buxheti për bujqit do të dyfishohet, ndërsa mbështetja për ta do të jetë direkte dhe e prekshme”, tha Hajdari.
Ai theksoi se bujqit dhe fermerët janë të pazëvendësueshëm për punën që bëjnë dhe për produktet e shëndetshme që konsumojnë qytetarët e Drenasit.
#mamireperBujqesine #mamireperDrenasin
#PDK191


