Lajme

Ali Berisha: Më 12 tetor ndryshojmë praktikën e punësimeve të parapërcaktuara

09/29/2025 17:36
nga:Genita C

Kandidati i AAK-së për kryetar të Pejës, Ali Berisha, ka kritikuar ashpër procesin e punësimeve në sektorin publik, duke thënë se qytetarët tashmë e dinë paraprakisht se kush do të punësohet, që gjashtë muaj para shpalljes së konkurseve, raporton GazetaBlic.

Ai premtoi se kjo praktikë do të marrë fund pas zgjedhjeve të 12 tetori.

“6 muaj para konkursit, krejt qyteti e din se kush ka me u punësu në pozitat e ndryshme në konkurse publike. Ky realitet ka me ndryshu më 12 tetor”, shkruan Berisha.