Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se është miratuar buxheti komunal për vitin 2026 në vlerë mbi 34.7 milionë euro, duke theksuar se është buxheti më i madh ndonjëherë për komunën, raporton GazetaBlic.
Ai e cilësoi këtë si një buxhet zhvillimi e transformimi, që përfshin projekte madhore në arsim, shëndetësi, infrastrukturë, kulturë, sport dhe ekonomi.
Bulliqi falënderoi anëtarët e Kuvendit për përkrahjen dhe theksoi se qytetarët do ta ndiejnë fuqishëm ndikimin e këtij buxheti në jetën e tyre.
Postimi i plotë:
Sot është miratuar buxheti i Komunës për vitin 2026 në vlerë mbi 34.7 milionë euro, më i madhi ndonjëherë.
Ky është buxhet i zhvillimit dhe i transformimit të plotë të Podujevës. Është buxhet i projekteve të mëdha në arsim, shëndetësi, infrastrukturë, kulturë, sport, zhvillim ekonomik, etj.
Falënderoj anëtarët e Kuvendit që votuan pro këtij buxheti me të cilin qytetarët do ta ndiejnë edhe më shumë dorën e qeverisjes tonë!
Urime e na priftë e mbara!


